Vllaznia do jetë vizitore në Kukës në javën e 29-të të Superiores. Shkodranët vijnë pas fitores në shifrat 3-1 kundër Erzenit. Ku nuk ishte e rëndësishme vetëm fitorja, por edhe loja që zhvilluan shkodranët duke treguar një nivel të lartë. Tashmë të gjithë janë kuriozë për vazhdimësinë nën drejtimin e Seldoskit.

Dhe kundërshtari i rradhës do jenë pikërisht verilindorët që në kuotën e 35 pikëve, janë vetëm 1 pikë sipër vendit të 8-të. Pozicion që rrezikon rënien nga Superliga sepse i përket zonës Play Off. E prandaj kjo ndeshje ndaj Kukësit paraqet një dozë të lartë vështirësie për kuqeblutë.

Statistikat tregojnë se në 3 ndeshjet e fundit në transfertë të Vllaznisë ndaj Kukësit gjithçka është e barabartë. Kështu Vllaznia ka fituar në transfertën e fundit kuksiane me rezultatin 0-1.

Në edicionin e shkuar rezultatet që kanë pasur shkodranët ndaj Kukësit në transfertë kanë qenë 0-0 dhe një humbje 2-0. Pra gjithçka në një balancë totale mes dy ekipeve përsa i përket ndeshjeve ku Kukësi ka qenë pritës. Pasi Vllaznia ka qenë dominuese në duelet e këtij edicioni.

Tashmë pritet një vijimësi e Vllaznisë në këto ndeshje. Ku me shumë mundësi do vendosen e edhe fatet e sezonit. Pasi ndeshjet sapo vijnë e vështirësohen dhe sezoni po shkon drejt fundit. Ku si kuqeblutë e po ashtu gjithë skuadrat e tjera janë në spritin final për të realizuar objektivat e tyre sezonalë.
Endri ÇINARI