Vllaznia-Besëlidhja është ndeshja “play out” po luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Duke qenë se kampionati ka përfunduar dhe bëhet fjalë për një takim shtesë që përcakton skuadrën që do të jetë pjesë e Superiores edhe në sezonin e ri, transmetimi i saj u vendos në rrezik.
Duket se përplasjet e pak kohëve më parë mes FSHF-së dhe “Supersport” kanë bërë që sot të kërkohet nga institucioni i futbollit hapja e një tenderi për shitjen e së drejtës TV enkas për takimin Vllaznia-Besëlidhja.
Natyrisht, ky veprim vetëm pak orë para ndeshjes nuk është pritur nga platforma “Supersport”.
Megjithatë, FSHF ka këmbëngulur për tender dhe më pas platforma është detyruar të paguajë 1 milionë lekë për të blerë të drejtën e transmetimit.
Konfirmohet tashmë se ndeshja transmetohet direkt nga “Supersport”, që ka të drejtën e Kategorisë Superiore.