Lorenc Trashi ka shënuar golin e parë te Al Kadisia në Kuvajt duke realizuar nga distanca. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 27-të, në gjysmëfinalen e Kupës së Princit, kundër Al Tadamon, ndërsa rezultati i pjesës së parë është mbyllur në shifrat 2-0.

Edhe krejt ndeshja ka përfunduar me avantazhin e dyfishtë të skuadrës së mesfushorit nga Gramshi.

Ish-mbrojtësi i Partizanit ka dërguar një krosim drejt zonës që ishte gjithashtu e shënjestruar saktësisht në kuadrat, me portierin kundërshtar që është “gënjyer” nga lojtarët e tjerë të Al Kadisës, të cilët nuk e arritën dot sferën, por drejtimi i saj ishte drejt rrjetës.

Gjithashtu edhe goli i parë që u shënua nga ana e Wadi ishte identik, me të vetmin ndryshim se krosimi i Trashit erdhi nga një distancë më e madhe.