Lorenc Trashi arriti të debutonte me fanellën e Shqipërisë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol. Ndërkohë, sot ishte në konferencë për shtyp përkrah Lerdës, ku foli për ndeshjen ndaj Vllaznisë, objektivat dhe ndryshimet mes Rejas e Panuçit.
“Titullar te Shqipëria? Ishte grumbullimi i tretë pasi të parin e kisha me Panuçit. Nuk luajta [por ishte kënaqësi. Me Rejan është ndryshe, e kemi njohur më shumë njëri-tjetrin. Çunat kanë qenë më afër dhe më kanë mbështetur dhe kur u bë formacioni më kanë dhënë kurajo dhe më kanë thënë të luaj qetë. Ky është ndryshimi nga grumbullimi i parë mes Panuçit dhe Rejas.
Ndryshimet? Ekipi nga vjet ka shumë ndryshime pasi ka 10 të rinj. Vjet kishim një bazë me 12-13 futbollistë që kanë luajtur dhe ndoshta nuk e kemi pasur në stol luksin që kemi sot. Ato që luajnë ndaj Vllaznisë mund të ndryshojnë ndeshjen tjetër. Vjet kishim më pak lojtarë. Nuk e nisëm mirë por kam thënë se duhet besim dhe kam shpresë se do të kthehemi te ndeshjet e mira e shpresoj të kapim objektivat.
3 apo 4? Kam luajtur me 4 por edhe skema me 3 më përshtatet sepse luaj në sulm. Edhe te Kombëtarja luaj ashtu. Të gjithë çunat më kanë uruar. Më shumë rri me çunat sesa me familjen dhe ndihem mirë që të gjithë më përkrahin.
Është Hoxha por jam edhe unë. Ka qenë edhe Telushi dhe u grumbullua me Panuçin por ishte edhe Mala. Te Partizani ka lojtarë të mirë dhe cilësorë dhe çdo lojtar ka një moment të mirë dhe të keq. Trajneri i Kombëtares ndoshta nuk e sheh për ta grumbulluar por në Kategorinë Superiore ka shumë lojtarë cilësorë dhe ai që do ta meritojë plotësisht, do të jetë në Kombëtare.
Sezoni i fundit? nuk mund ta cilësoj të tillë sepse është folur shumë por kjo nuk varet nga unë. Duhet të kënaqemi të dyja palët por Kombëtarja shërben për më mirë dhe shpresoj që të gjej një klub që të gjendet gjuha e përbashkët dhe të bëhet më e mira.
Premio nga Demi? Ai e mban gjithmonë fjalën dhe kam komunikuar me presidentin e më ka përkrahur. Para ndeshjes më ka folur shumë dhe më ka bërë premtim e kur u takuam, e mbajti.
Lerda? U gëzua shumë kur mora ftesën. Ka luajtur në nivele të larta dhe më tha si të sillem dhe të qëndroj me këmbë në tokë. Më ka uruar dhe më erdhi shumë mirë.
Presion ndaj Vllaznisë? Partizani nuk ka ndikuar në rënien e Vllaznisë por ka rënë për fajin e vet. Vllaznia është Vllazni, ekip legjendar dhe nuk e mohon kush. Është një skuadër e mirë pavarësisht se vjen nga Kategoria e Parë.
Pritshmëritë? Ekziston ky gëzimi te tifozët por ajo ndeshje ka kaluar dhe nuk dua të them ta harroj pasi është debutim dhe nuk e harroj dot. Do ta lë pas por të flasim për Vllazninë. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, tani përqendrohem te ndeshja me Vllazninë”, tha Trashi. /VipSport/