Per fat kalendari i javes se pare te kampionatit, dhuroi sfiden me te lehte te mundshme per ekipin e Vllaznise, ate ndaj ekipit me te dobet- Barleti Eagles, te cilen e fitoi me lehtesi.

Nese do kishte patur kalendar tjeter, padyshim qe fitorja do te ishte vene ne dyshim serioz sepse kuqeblute nuk bene nje performance te mire ne kete takim.

Nje nga arsyet pse ndodhi keshtu, ka qene edhe mungesa e basketbollisteve amerikane. Ne fushe ka qene vetem Hudson ndersa te tjeret nuk kane luajtur. Evans e ka ndjekur takimin nga shkallet e pallatit te sportit, aty ku ka patur afer edhe bashkeshorten e tij dhe tre femijet.

Voos nderkohe ka preferuar qe me nje kapele te zeze ne kohe te ishte ne fushe gjate kohes se nxemjes dhe te krijonte pershtypjen e nje turisti nderkohe qe Perine ka qene ne tribunen VIP prane presidentit Xhaferi.

U mendua fillimisht se amerikanet mund te ishin lene pushim ngaqe konsiderohej ndeshje e lehte dhe per rrjedhoje, do te aktivizoheshin shkodranet, por nuk ka qene keshtu.

Arsyen e mungeses se tyre e ka shpjeguar trajneri Gospodinov pas ndeshjes teksa i pyetur per kete çeshtje, eshte shprehur: “Basketbollistet amerikane munguan sepse sot na lajmeruan nga Federata ngaqe nuk mund te luanin per shkak se ende nuk ka ardhur kartoni i federimit nga klubet e meparshme. Nje problem qe duhet te zgjidhet patjeter deri javen e ardhshme sepse ndryshe do te kemi probleme nese ata do te vazhdojne te mungojne”.
www.shkodrasport.com