Për tre ditë me rradhë në Vlorë është zhvilluar kampionati kombëtar i boksit për 18 vjeçarët.

Në të kanë marrë pjesë të gjithë sportistët e vendit ndër të cilët edhe ata të Vllaznisë të cilët në këtë kampionat kanë patur vetëm pretendime individuale dhe jo ekipore.

Kjo ngaqë Flamurtari ka qenë ekipi më i mirë duke u shpallur edhe kampion për këtë vit.

Nga ana tjetër, tre prej boksierëve shkodranë janë shpallur kampionë në peshat respektive.

Kështu, Senad Drini është shpallur kampion në peshën 60 kg. Ky sportist që stërvitet nga trajneri Jetmir Kuçi, ka marrë edhe kupën e boksierit më të mirë të kampionatit.

Në peshën 69 kg, Xhoi Eljazi është shpallur kampion dhe ka marrë edhe kupën e boksierit më teknik të kampionatit.

Sakaq, shumë interesant ka qenë edhe boksieri Brendi Smajlaj (i familjes së Kampionit të Europës në atletikë Izmir Smajlajt) i cili stërvitet nga Besnik Gjetaj.

Ai ka konkurruar në peshën +91 kg dhe ka arritur të shpallet kampion. Ai ka fituar me dy nokdaune dhe më pas, me tërheqje të kundërshtarit.

Përveç tyre një figurë shumë të mirë kanë bërë edhe Elton Facaj dhe sidomos Elsad Hysaj i cili në peshën 75 kg ka arritur të fitojë në gjysmëfinale ndaj një boksieri shumë të fortë duke e detyruar ate te terhiqet qe ne raundin e pare.
© shkodrasport.com