Tre dite me pare kaloi nje nga momentet me te veshtira te jetes sepse humbi para kohe babain e tij, megjithate trajneri i portiereve te Vllaznise Ideal Lekiqi nuk mund te qendronte larg skuadres.

Si rrjedhoje, ai sot eshte shfaqur ne stadiumin “Loro Boriçi” per te vijuar punen e tij duke u munduar te harroje gjithçka dhe te fokusohet tek pasioni i tij i madh i jetes.

Ne fund kane gezuar te gjithe sebashku. Lekiqi ka nxituar ne fakt te shkoje prane familjes qe po e vuan shume humbjen e njeriut te saj te dashur.

Gjesti i tij ne fakt eshte shume domethenes dhe si rrjedhoje edhe autori i golit Eni Imami ne prononcimin e tij te pasndeshjes, nder te tjera ka deklaruar se ky gol shkon edhe per trajnerin Lekiqi, per t’i treguar atij se te gjithe jane prane ne keto momente te veshtira./SHKODRA-SPORT.COM/