Thomas Strakosha është një ide për skuadrën e Torinos, pas gabimit të fundit që Etrit Berisha bëri kundër Genoa.

Edhe Milinkovic-Savic nuk i ka bindur plotësisht “Demat”, që mendojnë për të marrë një tjetër portier në verë.

Strakosha mund të largohet me parametra zero dhe Torino e ka në listë. Gjithsesi dëshira e madhe është Alex Meret i Napolit.

Ky objektiv nuk është i lehtë për t’u arritur, ndaj te Torino një sy e kanë edhe te Strakosha dhe Ivan Providel i Spezias.