hqipëria U16 për femra e mbylli me fitore aktivitetin e UEFA-s të zhvilluar në “Arenën Air Albania”. Vajzat e trajnerit Agustin Kola arritën edhe suksesin e tretë, 5-2 ndaj Malit të Zi.
Turneu europian u mbyll më së miri. Tri ndeshje dhe tri fitore për vajzat e kombëtares U16, të drejtuar nga trajneri Agustin Kola, që e mbyllën më së miri në “Arenën Air Albania” ndaj Malit të Zi.
Fqinj verior u mposht me shifrat 5-2, dhe padyshim me dominim në lojë, ndërsa femrat shqiptare e treguan veten edhe pas dy sukseseve të para.
Më herët, Shqipëria U16 e femrave mundi 3-1 Lituaninë dhe po 3-1 Gjeorgjinë, me të gjitha sfidat të luajtura në stadiumin e ri të Tiranës, një lloj shpërblimi I UEFA-s për ndërtimin e tij.