Shqipëria U21 do të luajë sot ndeshjen e dytë përballë Sllovakisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2019.

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, përveç mungesave që kishte në ndeshjen e parë, të luajtur në “Selman Stërmasi”, ku sllovakët fituan me shifrat 2-3, sot do t’i duhet të luajë edhe pa mesfushorin Endri Çekiçi.

Mesfushori 21-vjeçar, pësoi një dëmtim në ndeshjen përballë Sllovakisë dhe u detyrua të linte fushën në minutën e 77, ndërkohë që një mungesë tjetër e rëndësishme do të jetë kapiteni Keidi Bare, i cili u grumbullua nga Panuçi për miqësoren përballë Norvegjisë.

Vendin e Çekiçit, pritet ta zërë mesfushori i Vllaznisë, Erald Çinari, në qendër të mesfushës, pritet rikthimi i Ardit Krymit që do të zërë vendin e Bares, ndërkohë që Kallaku mund të luajë para mbrojtjes. /Vipsport/