Nese ka ekip dhe Akademi qe ka patur “brume” te mire (perveç asaj te Vllaznise) keto vitet e fundit, padyshim qe duhet veçuar Albania Ajax School. Dhe sidomos duhet te veçojme nje brez lojtaresh qe u rriten sebashku dhe tashme kane nisur nje rrugetim tjeter neper Europe.
Dhe padyshim qe nje nga njerezit me te kenaqur per kete gje eshte edhe ish- trajneri i tyre Malvin Meçarovi, njeriu qe per disa vite me rradhe i mesoi te jene te suksesshem dhe kuptohet qe sot me shume se kurre ai eshte ndjere “i shperblyer”.
Trajneri i AAS ka udhetuar drejt Elbasanit per te ndjekur ndeshjen miqesore te kombetares U20 te Shqiperise ndaj asaj te Kroacise dhe ne fund ka bere nje foto me tre “nxenesit e tij”, Eslit Salen, Arber Daijen dhe Mehdi Çoba. Te tre keta lojtare kane qene pjese e kombetares kuqezi ne kete ndeshje dhe Meçarovi eshte ndjere me i lumtur se kurre teksa ne fund te ndeshjes ka pozuar me ta dhe foton e ka hedhur ne rrjetet sociale ku shkruan: “Krenare per ju”.
Ne fakt duhet te jete krenar sepse te tre keto futbolliste sot po luajne ne Europe. Sala eshte pjese e kampionatit maltez me ekipin e njohur te La Valettes ndersa Daija dhe Çoba kane kaluar ne Azerbajxhan tek ekipi Sabah FC.
Por nese po flasim per keto tre elemente, pjese e Akademise AAS dhe qe ka stervitur trajneri Meçanovi eshte edhe Kevin Haveri qe eshte pjese e kombetares U19 dhe luan tani ne Itali me ekipin e Mantoves. S’ka ku shkon me bukur: 4 lojtare per ekipet kombetare dhe po ashtu, te 4 keta lojtare ne Europe. Ja pse Malvin Meçanovi ka te gjithe te drejten e Zotit te ndjehet krenar!
www.shkodrasport.com