Serxho Ujka prej dy vitesh është pjesë e Laçit në Superiore, teksa mesfushori ka spikatur dhe është shndërruar në një prej elementëve më të rëndësishëm për skuadrën kurbinase.
Në këtë formë, drejtuesit e Laçit kanë vendosur të rinovojnë kontratën me 25-vjeçarin duke qenë se marrëveshja aktuale përfundonte në qershorin e vitit 2024.
Tashmë, me rinovimin e kontratës, Ujka pritet të qëndrojë me kurbinasit të paktën deri në verën e vitit 2025. Edhe në këtë sezon, mesfushori është konfirmuar si lider i skuadrës duke shënuar në 12 paraqitje tre gola dhe gjashtë asiste.
NJOFTIMI I KF LAÇI:
KF Laçi njofton se ka rinovuar kontratën me kapitenin e skuadrës, mesfushorin Serxho Ujka. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025.