Beselidhja e Lezhes eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat, por ne fakt duhet thene se ka qene nje trepikesh qe me shume mundesi nuk do t’i beje pune sepse rivalja e saj kryesore- Valbona, ka arritur te fitoje edhe ajo dhe tashme tropojanet jane shume prane arritjes se objektivit, ngjitjes nje kategori me lart.

Lezhjanet kane luajtur sot ne Vore ndaj ekipit Adriatik dhe kane fituar me rezultatin e paster 3-0. Ka qene futbollisti Arli Pergjoni qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 14-te, nderkohe qe Ruben Danaj ne te 29-ten ka dyfishuar shifrat.

Pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej me avantazhin e dy golave ne favor te Beselidhjes, e cila ne pjesen e dyte ka shenuar edhe nje te trete, kete here me ane te kapitenit Kledi Dibra ne minuten e 73-te dhe gjitheçka eshte mbyllur ketu.

Nderkohe rivali kryesor i saj ka fituar me veshtiresi ndaj Ilirise me rezultatin e ngushte 1-0 ne ndeshjen e luajtur ne Tropoje, ku autor i golit te vetem ka qene futbollisti Da Silva Diogo ne minuten e 47-te.

Dy jave para fundit te kampionatit, Beselidhja kryeson me 50 pike, nderkohe qe e dyta eshte Valbona me 49 pike. Por duhet thene se deri ne fund te kampionatit lezhjanet kane edhe nje ndeshje per te luajtur, ndersa tropojanet kane dy dhe ne rast fitoreje, do te jene ato kampionet e ketij grupi, duke siguruar edhe ngjitjen nje kategori me lart./www.shkodrasport.com/