Një prej ndeshjeve më interesante të javës së gjashtë të Superligës Shqiptare, që do të zhvillohet këtë fundjavë, është ajo që do të luhet në stadiumin e Vlorës, Flamurtari-Vllaznia. Por shkodranët do të gjejnë në Vlorë, të ish-lojtarë të tyre, vetëm tre muaj më parë ishin me fanellën kuqebluve. Mesfushori Ndriçim Shtubina dhe dy mbrojtësit Blazho Rajoviç dhe Alechenu Abraham

do të luajnë, për herë të parë, në këtë sezon, kundër Vllaznisë, kundër ekipit të tyre. Të tre këta lojtarë janë larguar nga ekipi shkodran me spcifika të ndryshme, dikush për mos gjetjen e akordit financiar, dikush tjetër për mungesë discipline, e dikush tjetër për mungesë impenjimi. Tanimë ata do të kërkojnë të japin më të mirë, për të fituar ndaj kuqebluve. Megjithatë skuadra e Josës ka një motiv më shumë për të kërkuar dhe marrë pikë në Vlorë, gjë të cilën nuk arriti ta bënte një sezon më parë, ku Flamurtari fitoi 3-1 në Shkodër dhe 2-0 në Vlorë. Ndërsa ndeshja e tretë, e luajtur në Shkodër deri në minutën e 89-të ishte në favor të vlonjatëve 1-0, më pas gjithçka u prish me atë penallti të dyshimtë, tepër , të kryesorit Pashaj, në favor të Vllaznisë, që më pas Flamurtari i tërhoq nga fusha e lojës. Gjithsesi ajo i përket të shkuarës tashmë dhe tani Vllaznia e Flamurtari takohen në pozita të tjera, të reja.