Deri me 2 gusht te tre kane qene sebashku tek Vllaznia dhe e ndihmuan ate qe ne ndeshjen vendimtare ndaj Beselidhjes te siguronte qendrimin ne Superlige.
Diçka me shume se pas tre javesh, fati dhe koinçidenca i ka bere serish bashke, por tashme shume larg dhe me skuadra qe ndoshta as u kishte shkuar mendja.
E kemi fjalen per portierin Alen Sherri, mbrojtesin Renato Malota dhe sulmuesin brazilian Silvio Junior. Dy te paret tashme jane pjese e Laçit ndersa tjetri pjese e ekipit azerbajxhanas Keshla.
Serish fati i ka perplasur te tre ata kunder njeri- tjetrit sepse shorti i Europa League ka vene Laçin perballe Keshles dhe per kete arsye, te tre ata jane takuar mbreme ne “Ask Arena Akcay”.
Kane bere edhe nje foto sebashku qe e kane postuar ne rrjetet sociale. Ne fakt dy prej tyre jane gezuar ne fund, Sherri e Malota sepse skuadra e tyre eshte kualifikuar per ne turin tjeter te ketij kompeticioni, madje Sherri ka qene protagonit me pritjen e 11-metershit te fundit.
Nga ana tjeter, Junior ka hyre ne fushe si zevendesues ne ’64 dhe ka shenuar njerin nga 11-metershat por serish nuk ka gezuar deri ne fund. Ajo qe mbetet eshte serish miqesia mes tyre, nje miqesi e lindur ne Shkoder dhe tashme e ruajtur ne Laç dhe Azerbajxhan.
www.shkodrasport.com