Edhe tre javë dramatike, por në Angli Liverpool shihet me më pak shpresa. Bernardo Silva dhe Sane shënuan dy golat e fitores për Manchester City dhe hodhën United në “K.O”, në derbi që shihet edhe si shpresa e madhe e Liverpul, për të rimarrë kryesimin.
Kësisoj fitorja e City u përjetua me plot dhimbje në “Anfield”. Me mijëra tifozë të Liverpool, që presin prej tre dekadash titullin kampion shpresojnë në tre javët e mbetura, tepër dramatike, se një nga tre ekipet e Premier League do të ndalin të besuarit e Pep Guardiolës.
Kalendari shihet i lehtë për të dy ekipet kryesuese, por të Kuqtë e Jurgen Klop kanë një pikë më pak, çka do të thotë se ëndrra e tyre realizohet, vetëm nëse kryesuesit gabojnë të paktën një ndeshje me tepër se ata.
Premier League 2018-19
Java e 36-të/26 prill
Liverpool-Huddersfield 5-0
Man City-Burnley
Java e 37-të/ 4-6 maj
Newcastle-Liverpool
City – Leicester
Java e 38-të/12 Maj
Liverpool – Wolves
Brighton-City
Klasifikimi
Liverpool 91 (+1)
Manchester 89
Tottenham 70
Chelsea 67
Arsenal 66
Manchester U 64