Në kuadër të mbështetjes së futbollit të femrave, që është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, institucioni i futbollit në vend ka ndërmarrë nismën e veçantë për 11 kapitenet e ekipeve të kampionatit të femrave. Ata do te jene te pranishme ne finalen e “UEFA Women Champions League” ne mes Barcelones dhe Lionit.

Kuptohet qe ne mes tyre jane edhe tre kapitenet e ekipeve shkodrane qe marrin pjese ne kete kampionat dhe pikerisht Esmeralda Franja (Vllaznia), Paula Jaku (Murlani) dhe Iris Armoku (Atletik).

Por perpos tyre, nuk do te mungoje ne kete finale edhe njeriu qe krijoi te parin ekip te futbollit te femrave ne Shqiperi, ate “Juban Danja”, pikerisht Ferdinand Jaku, qe ka udhetuar privatisht drejt Italise, per te qene prezent dhe per te perjetuar emocionet qe te jep nje finale e tille.

Futbollistet shqiptare që aktivizohen në kampionatin shqiptar do të jenë të pranishme në stadiumin e Torinos për të ndjekur nga afër finalen e UEFA Women’s Champions League për vitin 2022, mes Barcelonës dhe Lionit.

Delegacioni i vajzave që do të mbërrijë ditën e ndeshjes në stadium do të shoqërohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza.

Kjo është një tjetër nismë që Federata Shqiptare e Futbollit ndërmerr për t’i dhënë të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e duhur vajzave që luajnë futboll në vendin tonë.