Mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi” u luajt ndeshja e kthimit të turit të dytë të Conference League mes Egnatias dhe Vikingur. Dueli u zhvillua në Shkodër sepse kushte e stadiumit në Rrogozhinë nuk i plotësojnë kriteret nga UEFA. Prandaj edhe dueli u zhvendos në krye qendrën e veriut duket qenë së në “Elbasan Arena” luajti ekipi i Partizanit.
Por arena shkodrane nuk rezultoi me fat për kampionët e Shqipërisë, të cilët u mposhtën me rezultatin 0-2. Duke u eleminuar në këtë mënyrë nga Conference League dhe duke i dhënë fund aventurës europiane. E kundërta mund të thuhet për kundërshtarët islandezë, Vikingur, që arriti të përmbyste shifrat 0-1 të disfstës në ndeshjen e parë.
Kampionët e Islandës u bënë ekipi i dytë nordik që u kualifikuan në “Loro Boriçi” në vetëm pak javë. Kjo sepse në Shkodër arriti kualifkimin edhe skuadra tjetër islandeze e Valur. Të cilët mposhtën Vllazninë me rezultatin 0-4. Duke vërtetuar që “Loro Boriçi” është me të vërtetë fatsjellës për skuadrat nga ishulli më verior i Europës.
Megjithatë ekipet islandeze nuk kanë pasur sukses në Shkodër vetëm tek meshkujt, por edhe femrat. Sezonin e kaluar ekipi i Valurit për femra arriti të eleminonte vajzat e Vllaznisë. Me duelet kualifikuese që zhvilloheshin në “Loro Boriçi” i cili edhe në atë moment rezultoi shumë fatsjellës për islandezet.
Endri ÇINARI