Tre të larguar zyrtarisht dhe asnjë afrim deri më tani te Vllaznia. Situata në hyrje ka mbetur në pritje, me drejtuesit që nuk duan të nxitohen.

Fokusi është për të afruar një mbrojtës që mund të përshtatet në qendër dhe në krahun e majtë. Gjithashtu ka pasur bisedime për një mesfushori fantazist dhe një sulmues krahu.

Deri më tani të gjitha negociatat kanë qenë të pasuksesshme, ndërsa shpresat janë që sulmuesi brazilian, Vitor Feijao, i cili luan në të dyja krahët e këtij reparti, të bindet për të firmosur me shkodranët. Drejtori Osmani kërkon afrime cilësore dhe jo sasi në skuadër.

Per kete arsye kur po i drejtohemi gjysmes se muajit janar, per momentin ende nuk eshte e qarte nese do te kete federime te reja tek Vllaznia apo jo, megjithate duhet pritur deri ne fund.