Pas shume muajsh pauze rikthehen aktivitetet edhe per sportistet e xhudos. Diten e djeshme ne Peje te Kosoves eshte zhvilluar turneu “Judo for Peace”, ne te cilen kane marre pjese nje numer i madh sportistesh. Ky aktivitet eshte zhvilluar me nje rregullore specifike.

Edhe nga Shqiperia pjesmarresit kane qene te shumte, nderkohe qe ne mes tyre kane qene edhe 4 sportiste te shoqeruar nga trajneri Angjelin Dedaj.

Paraqitja e tyre ka qene pergjithesisht e mire, por kuptohet qe rivaliteti ka qene shume i madh. Ne peshen 60 kg xhudisti i Vllaznise Roland Vasija eshte renditur i dyti, e po ashtu ne kete vend eshte renditur edhe Markeljan Tanushi ne peshen deri 90 kg.

Po i dyti eshte renditur edhe xhudisti Luigj Shkoza ne peshen 81 kg, kur ne finale eshte ndeshur me olimpistin Akil Gjakova qe u shpall edhe sportisti me i mire i aktivitetit.

Nderkohe sportisti tjeter i Vllaznise pjesmarres ne kete turne, Luka Lukaj, nuk ka arritur te renditet ne zonen e medaljeve. E rendesishme ne fakt eshte qe aktivitetet e xhudos u rikthyen dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe.