Edi Martini nesër do të debutojë në stolin durrsak me tri mungesa të rëndësishme. Rustem Hoxha dhe Florent Avdyli nuk do të jenë ndaj Partizanit pasi kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, ashtu sikurse do të mungojë edhe një tjetër futbollistë titullar në repartin e avancuar.

Khalid, sulmuesi i ardhur me bujë në verë është dëmtuar dhe ende nuk është rikuperuar, kështu që edhe për sfidën ndaj skuadrës së Partizanit, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të stafit durrsak. Në dyshim është edhe Arbër Çyrbja ndonëse është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Gjithsesi, edhe me lojtarët që ka në dispozicion, pavarësisht se i duhet që të bëjë lëvizje në ndeshjen e parë, trajneri Edi Martini do të kërkojë tri pikët në debutim./Vipsport/