Mungesat e Malotes, Likes dhe Hajdarit per takimin e neserm ndaj Korabit, padyshim qe do ta vene disi ne veshtiresi trajnerin Lika i cili tashme do te mendoje gjate per menyren si do ta ndertoje formacionin per kete takim.
Por tashme duket se edhe ai nuk ka me dilema. Dy te paret, pra Maloten dhe Liken i ka zevendesuar edhe ne ndeshjet e kaluara ndaj Vores dhe Ilirise dhe dihet se kush do te luaje ne vend te tyre.
Sakaq, mbetet per t’u pare se kush do te luaje ne vend te Hajdarit? Nga sa mendohet, nw fushw nga minuta e pare do te jete Silvio Zogaj qe do te luaje ne rolin e mesfushorit te avancuar.
Te tjeret pritet te jene po ato. Duke filluar nga portieri Sherri, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Gurishta, Zeqaj, Ignat dhe Gocaj. Ne qender te mesfushe do jete treshja e perbere nga Krymi, Bilali e Tafili ndersa ne krahe dyshja Kruja- Zogaj.
Ne maje te sulmit edhe kete here do te jete braziliani Junior i cili do kete pergjegjesine me te madhe ne manovren sulmuese per te shenuar dhe per t’i dhene fitoren ekipit te Vllaznise edhe ne kete ndeshje te veshtire.
© shkodrasport.com