Vllaznia me përjashtim të Juriç është e plotë një ditë para takimit të javës së katërt të kampionatit. Me ekipin po stërviten rregullisht të gjithë lojtarët. Mesfushori Ardit Krymi është kthyer plotësisht në formën e tij optimale dhe kjo i jep një garanci edhe më shumë teknikut Memelli për ndërtimin e formacionit të parë për këtë përballje.
Por ne ndryshim nga mesfushori energjik Krymi, mbrojtësi kroat nuk ia ka dale te jete i gatshem per kete ndeshje dhe si rrjedhoje do te mungoje ne kete sfide. Ne vend te tij do te jete mbrojtesi i ri Gledjan Pusi. Por ai nuk do te jete ndryshimi i vetem ne formacionin e kuqebluve.
Lëvizjet priten që të jenë pikërisht në krahun e djathtë, aty ku do të ulet në stol Redon Dragoshi. Në të djathtë të mbrojtjes do të jetë Smajli, që tanimë e ka treguar se do të vijojë të përforcojë pozitat në këtë pozicion. Por ajo që pritet është se po në të njëjtin krah, por kësaj here në mesfushën e djathtë, pritet që të ketë një balotazh mes shkodranit Çobaj e maqedonasit Dodev. Ndoshta tekniku kuqeblu mund të anojë më shumë nga loja më rezultative që në pjesën e dytë të përballjes ndaj Partizanit ishte funksionimi i dyshes Smajli-Dodev.
Gjithsesi, kjo mbetet të shihet, ndërsa nga sa është kuptuar gjatë këtyre ditëve, pjesa tjetër e ekipit do të jetë e përbërë nga Qarri në portë. Në mbrojtje përkrah Smajlit pritet që të jetë edhe treshja e përbërë nga Juriç e Stojanoviç në qendër dhe Hakaj në të majtë. Në mesin e fushës pritet që të jenë sërish Krymi e Boshnjaku në qendër dhe para tyre Mala në rolin e fantazistit.