Mauro Icardi, kapiteni dhe sulmuesi i Inter, pritet të jetë nj nga protagonistët e merkatos së verës.

Argjentinasi, në fakt, duket se është një nga objektivat e Real Madrid, që pritet të bëjë disa ndryshime në repartin e sulmit në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi, zgjedhja e Mauritos duket se nuk pëlqehet nga një pjesë e “Los Blancos”. Në fakt, sipas “Don Balon”, janë tre senatorë të Real Madrid që kanë dalë kundër marrjes në ekip të sulmuesit të Inter.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo-n, Karim Benzema dhe Luka Modric, të cilët mendojnë se klubi mund të marrë lojtarë më të fortë se ai në merkaton./telesport/