Mateo Shanaj është shumë pranë Partizanit. Për 22-vjeçarin e mesfushës së Apolonisë është arritur parimisht akordi dhe pritet vetëm firma mbi kontratë.
Mesfushori i qendrës vjen pas largimit të Maget, teksa pritet që ky operacion të ekzekutohet në formën e blerjes, pasi lojtari është nën kontratë me bardhejeshilët. Shanaj luajti vjet si titullar në 35 ndeshje, me 3135 minuta dhe 1 gol në total.
“Panorama Sport” mëson gjithashtu se Partizani ka afruar edhe tre lojtarë senegalezë, dy prej të cilëve mësohet se janë mbrojtës qendre.
Fakti që nuk kanë një karrierë të pasur dhe janë mjaft të rinj e bën të vështirë identifikimin e tij, por fakti është se ata vijnë nga e njëjta akademi që erdhën Maget dhe Sembene.