Roberto Moreno u shkarkua nga klubi i Granadës përshkak të rezultateve të dobëta me ekipin e Uzunit që ndodhet në vendin e 17 me 25 pikë dhe rrezikon rënien nga kategoria. Por shkarkimi nuk i prish punë Morenos, e dinë përse?
Trajneri spanjoll është familjarizuar me shkarkimet gjatë viteve të fundit, por në këmbim ai ka marrë një shumë të majme. Le t’i shohim me radhë se sa ka përfituar.
Asistent i Luis Enrikes tek Spanja
Roberto Moreno punoi sëbashku me Luis Enriken, por pati dhe privilegjin që të drejtone Spanjën. Por kjo eksperiecë nuk zgjati më shumë se 10 ndeshje me spanjollët që u kualifikuan për në Europian. Shkarkimi pa mbaruar kontrata bëri që federata t’i jepte trajnerit 500 mijë euro.
Monako
Ai ishte trajneri i tretë më i paguar në Francë pas Tomas Tuhelit dhe Vilas Boasit, por statistikat e tij në krye të ekipit lanë për të dëshiruar. 12 pikë në 10 ndeshje dhe trajneri u shkarkua pas NJË miqësoreje të humbur. Sipas prestigjiozes “L’Equipe” Moreno fitonte 3.36 milionë euro për dy vitet e mbetura dhe që nuk punoi.
Granada e Uzunit
Shkarkim pas rezultateve të dobëta, por akoma nuk janë publikuar shifrat që klubi duhet t’i paguajë trajnerit.