Alban Xhaferi, që ka marrë përsipër që të udhëheq Vllazninë si administrator, duket se ka në plane jo vetëm titullarët e sezonit të shkuar, apo lojtarë të huaj në merkato. Në Shkodër kanë nisur që të ndërtojnë një strategji edhe më shumë se për një sezon.

Kanë afruar edhe lojtarë nga moshat në skuadrën e parë, të cilët trajneri Tomas Brdariç do t’i ketë në plane dhe do t’i shoh me një sy ndryshe, ndërsa në klub kanë projektuar që të rikthejnë edhe lojtarë shkodranë.

Uheid Hoxha dhe Egzon Shimaj, të dy titullarë dhe lojtarë që kanë dalë nga Vllaznia U-19, pas një sezoni në Kavajë janë gati që të rikthehen te skuadra “mëmë”, tashmë që situata është edhe më ndryshe nga vitet e shkuara.

Por, jo vetëm kaq. Rubin hebaj është një nga objketivat kryesore dhe ai duket se do të luajë në Europë me tuetën. Në Shkodër ka nisur që të përflitet më shumë se kurrë emri i tij dhe një rikthim nuk është aspak ëndërr tashmë.

/vipsport/