Pasditen e sotme, ne kuadrin e ndeshjeve te javes se pare te kampionatit te kategorise se pare eshte luajtur takimi Dinamo- Oriku. Nje sfide interesante e cila eshte ndjekur me interes, pikerisht per te pare Dinamon e pretendimeve te medha apo dhe Orikun qe pritet te jete nje surprize e kampionatit.

Shkodranet ne fakt kane patur interes per te pare tre shkodranet qe jane pjese e Orikut dhe pikerisht mbrojtesit Kabir Tahiraga dhe Olsi Shema si dhe mesfushorin- sulmues Eraldo Deda. Ne fakt, ajo qe ka çuditur disi ka qene prania e te tre atyre ne stol ne momentin e fillimit te ndeshjes.

I pari qe ka zbritur ne fushe prej tyre ka qene Deda i cili eshte aktivizuar ne minuten e 57-te ne vend te Sinajt. Me pas ne minuten 73 dhe 74 jane aktivizuar njeri pas tjetrit mbrojtesit Shema e Tahiraga.

Te tre futbollistet shkodrane jane aktivizuar kur rezultati ishte 2-0 per Dinamon dhe nuk kane arritur dot te bejne asgje per t’i dhene te pakten nje pike Orikut. Megjithate, tashme duhet pritur se çfare do te ndodhe me ta ne javet e ardhshme. Kuptohet qe pritshmerite jane te medha per to dhe normalisht qe edhe trajneri duhet t’u jape me shume besim.

Dinamo me fitoren e sotme e ka nisur mbare kampionatin, ndryshe nga Skenderbeu e Flamurtari, dy rivalet e tjera te cilat nuk kane arritur dot te fitojne ne ndeshjet e javes se pare te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/