Shume raste por vetem barazim ne ndeshjen e fundit te javes se pare te kampionatit te Superliges, asaj ne mes Teutes dhe Flamurtarit, e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.
Ne kete menyre, tre shkodranet qe luajne per durrsaket nuk kane mundur t’i gezohen fitores se pare ne kampionat. Nga to, dy prej tyre e kane nisur si titullar.
Esin Hakaj ka luajtur ne rolin e mbrojtesit te majte dhe ka qene ne fushe per 90 minuta ndersa Arsid Kruja ka luajtur per 79 minuta dhe me pas eshte zevendesuar.
Interesant eshte fakti se ne vend te tij ka hyre nje tjeter shkodran, Uendi Vecaj. Paraqitjen me te mire nder tre shkodranet e ka bere Hakaj i cili perveçse ka zbatuar mire detyrat e tij mbrojtese, ne dy momente ka qene edhe prane shenimit te golit.
Ndeshja Teuta- Flamurtari eshte mbyllur ne barazim 0-0 por gjate zhvillimit te saj nuk kane munguar as rastet e tensionit ne mes futbollisteve te te dy skuadrave.
www.shkodrasport.com