Ndonese jane ne vend te pare ne renditjen e Liges se Pare te Kosoves, Vellaznimi i Gjakoves nga sot ka mbetur pa trajner.

Granit Begolli përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se nga sot ka ndarë rrugët me klubin e futbollit nga Gjakova.

Ai ka falënderuar klubin, bashkëpunëtorët dhe tifozët për punën e deritanishme por që nuk ka dhënë arsyet që e kanë shtyrë për marrjen e këtij vendimi.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, Vëllaznimi është në vendin e parë me 17 pikë. Kujtojme qe me kete skuader luajne edhe tre futbollistet shkodrane, Antonio Marku, Zamir Vjerdha dhe Donat Toma.