E kishin menduar ndoshta te lehte, por Murlani “i ka prishur pune” Basanias sepse ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Bushatit eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. Nje rezultat ky qe ndoshta pakkush e kishte menduar, por Murlani ia doli qe te merrte piken e pare pas 8 javesh kampionat.

Por duhet thene se ka qene nje ndeshje ne te cilen futbollistet e Basanias kane qene edhe te pafat. Tre shtylla te goditura nga ana e tyre, nje 11-metersh i humbur dhe ne fund nje gol i anulluar per pozicion jashte loje, kane bere qe ata te largohen ne fund te zhgenjyer nga fusha e lojes.

Takimi ne fakt nisi jo me vrullin e duhur per vendasit te cilet nuk nxitohen per te kerkuar golin e pare, a thua se “e kane ate ne xhep”. Dhe ne fakt minutat kalojne dhe goli nuk doli ne drite. Madje edhe Hasaj ishte i pafat kur nuk arriti ta dergonte topin ne rrjete, sepse ai goditi shtyllen e majte pingule dhe perfundoi jashte.

Pjesa e pare kesisoj u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0. Ne te dyten vendasit e rriten presion dhe arrijne te godasin edhe dy here shtyllat me ane te Daijes dhe Hoxhajt, por serish pa sukses per ta derguar topin ne rrjete. 5 minuta para fundit Tafili do te pengohej ne zone nga portieri Çaku dhe arbitri do te akordonte 11-metersh per Basanian.

Ate e mori persiper ta godase vete kapiteni i saj, por portieri i Murlanit korigjon gabimin duke e grushtuar topin dhe duke e lene te paprekur porten e tij. Ne minutat shtese nderkohe, Shema do te shenonte me koke pas nje goditje denimi, por goli anullohet per pozicion jashte loje. Vendim ky qe ne fakt kundershtohet nga vendasit, por kjo nuk ndryshon asgje.

Perfundimisht barazim 0-0 dhe me kete pike Basania ngjitet ne kuoten e 10 pikeve dhe mban vendin e shtate ne renditje, ndersa Murlani mori sot piken e pare dhe vazhdon te jete i pozicionuar ne fundin e tabeles se klasifikimit./www.shkodrasport.com/