Në fillim të vitit 2023, kryeministri i vendit Edi Rama zbuloi në rrjetet e tij sociale planin për ndërtmin e tre stadiumeve të reja moderne në Shqipëri. Stadiumet e planifikuara janë në tre nga qytetet më të rëndësishme në Shqipëri përsa i përket botës së futbollit.
Qytetet “fatlume” janë ai i Vlorës, Durrësit dhe Korçës por gjithashtu do të bëhet edhe rindërtimi i “Selman Stërmasit” në Tiranë. Katër projekte gjigante që do të realizohen nga kompani të huaja nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar.
Është vetë kryeministri Rama që njofton në rrjetet e tij sociale çeljen e konkursit ku do të shpallen tre kompanitë fituese.
“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit, Korçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”.- shkruan Rama./newsport/