Numri i tifozeve te pranishem pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Partizanit, nuk ka qene i madh.

Por ne mes tifozeve te pranishem, kane rene ne sy edhe tre tifoze “VIP”. Behet fjale per tre prej futbollisteve te huaj qe jane pjese e Vllaznise, pikerisht maqedonasi Gligorov dhe dy moldavet Sidorenco e Cojocaru.

Siç shikohet edhe nga fotoja, ata ndodhen ne tribunen e pallatit te sportit, por pa e patur shume mendjen tek ndeshja qe po luhej.

Kuptohet qe prania e tyre ne kete ndeshje, ka ardhur mesa duket thjesht nga interesi thjesht per te ndjekur nje ndeshje dhe kaq. Por perveç tyre nderkohe ne krahun tjeter kane qene dy trajneret e basketbollit te meshkujve te Vllaznise, Vujaçiç dhe Berdica.
www.shkodrasport.com