Skënderbeu do të presë sot në orën 16:45 Vllazninë. Ndeshja përmbyllëse e javës së dytë në Kategorinë Superiore sheh tre dëmtime te vendasit.

Pikërisht lojtarët që në mesjavë ishin titullar në barazimin 1-1 ndaj Teutës në “Niko Dovana” s’do të jenë gati për trajnerin Ahmataj.

Randy Damfur dhe Drin Govori janë jashtë prej dëmtimeve, teksa do të mungojë edhe qëndërmbrojtësi Mërgim Shala. Ahmataj mund të qetësohet disi për mesfushën pasi rikthehet nga dëmtimi Taipi.

Lojtari pritet të jetë motor për skuadrën korçare që me djem të rinj dhe të talentuar shpreson të bëjë surprizën këtë sezon./newsport/