Sezoni 2018-2019 do të ngelet gjatë në mendjen e tifozëve të Kukësit. Skuadra verilindore nuk ka luajtur thuajse asnjë takim në stadiumin e saj, duke migruar në qytete si Kamza, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi.

Por jo vetëm kaq. Ky sezon do të “gdhendet” pasi në pankinë kanë parë 3 fytyra të ndryshme trajnerësh. Armando Cungu nisi udhëtimin me Kukësin e këtij sezoni, por humbja ndaj Skënderbeut i kushtoi shkarkimin.

Në vend të tij erdhi Ramadan Ndreu, i cili në 3 ndeshje si trajner i provoi të gjitha rezultatet, duke marrë një fitore, një barazim dhe një humbje. As kualifikimi në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë nuk e bindi presidencën që ta mbajë në pankinë 53 vjeçarin, që u shkarkua menjëherë pas disfatës në Fushë-Krujë nga Kastriotit.

Vetëm pak orë më pas, Ernest Gjoka u emërua timonieri i ri i skuadrës. Pra, 3 trajner për 3 fazat e para, me një mesatare një trajner për fazë. A është kryeqytetasi i duhuri? Le të presim…/newsport/