E riorganizuar vetem para dy vitesh, Akademia “Djelmnia shkodrane” eshte munduar qe jo vetem te plotesoje te gjithe strukturen e ekipeve zinxhir, por nga ana tjeter drejtuesit e saj kane bere nje pune te mire edhe per perzgjedhjen e stafit te trajnereve dhe plotesimin e gjithe organikes me to.
Kohet e fundit siç eshte bere e ditur, Kreshnik Krepi eshte emeruar ne detyren e drejtorit teknik, ndersa Akademia eshte plotesuar edhe me trajnerin e pergatitjes atletike- Albert Marashin dhe po ashtu edhe me trajner portieresh- Arvjo Fishta.
Para para tyre ka nisur punen ne krye te ekipit U11 edhe Valdano Nimani, nje ish- futbollist i njohur i Vllaznise, Laçit, Kamzes etj, ashtu siç eshte pjese e kesaj Akademie per te dytin vit rradhazi nje tjeter ish- futbollist i njohur- Arber Shytani.
Nderkohe, gjeja e pare qe keta trajnere te rinj kane bere perveç punes se perditshme me femijet, ka qene edhe liçensimi i tyre. Te tre ata, Shytani, Nimani dhe Fishta se fundi kane ndjekur kursin “Uefa B” dhe sot jane diplomuar me liçensat perkatese.
Padyshim qe ky eshte vetem hapi i pare i karrieres per ta, sepse ne vazhdim do te kete te tjere kualifikime dhe po ashtu edhe shume suksese sepse me punen e tyre po tregojne se duan ta bejne me shume deshire edhe kete profesion.
www.shkodrasport.com