Tre trajnere te njohur duket se jane vene ne gare me njeri- tjetrin per te marre pankinen e skuadres se Gjilanit ne Superligen e Kosoves. “Shkodra Sport” meson se behet fjale per Edi Martinin, Ernest Gjoken dhe Zekirija Ramadanin.
Emri i ketij te fundit ka dite qe qarkullon, por edhe dje pas ndeshjes me Dinamon Ramadani eshte shprehur se nuk ka asnje kontakt me drejtuesit e Gjilanit dhe ende nuk ka vendosur asgje per te ardhmen sepse eshte i fokusuar tek ndeshja e play-out ndaj Korabit.
Nga ana tjeter, ditet e fundit eshte lakuar ne media edhe emri i Ernest Gjokes si kandidature e mundshme per te marre postin e trajnerit tek skuadra qe e mbylli ne vendin e trete te renditjes kampionatin e fundit ne Kosove.
Por nese emrat e ketyre dy trajnereve kane dale ne media, nje tjeter perflitet te jete nje kandidature e forte per kete post. Behet fjale per Edi Martinin. Tekniku shkodran qe pas largimit nga Teuta eshte per momentin eshte pa ekip dhe sigurisht qe nuk do te refuzonte nje rikthim ne Kosove aty ku ka luajtur edhe vete futboll dy dekada me pare.
Dilema se kush do te jete trajneri i ri i Gjilanit pritet te marre fund brenda vetem pak ditesh sepse skuadra do te nise menjehere pergatitjet per Kupat e Europes./SHKODRA-SPORT.COM/