Skënderbeu luan sot në 16:45 në transfertë me Vllazninë. Korçarët kanë shansin e fundit për të shpresuar mbijetesën, teksa ndodhen në vendin e fundit me 21 pikë pas 30 javëve Superligë.

Me një këmbë në të Parën, trajneri Gega ka vendosur të luajë në sulm, pasi janë golat ato që të çojnë te tri pikët. Me skemën 4-3-1-2, Mara duket se do jetë në mbështetje të Pusit dhe Mensah.

Formacioni i mundshëm:

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Sadriu, Shehi, Zguro, Victor, Randy, Moraes, Mara, Pusi, Mensah

Ne rast humbje edhe sot, Skenderbeu zyrtarizon renien nga Superliga dhe prandaj ato do te tentojne te mbajne deri ne fund gjalle shpresen.