Kukësi do të luajë ditën e hënë sfidën e javës së 33-të të Superligës ndaj Vllaznisë në transfertë. Takimi është planifikuar që të luhet në “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 19:45.

Pas humbjes nga Partizani pak ditë më parë, verilindorët luajnë në Shkodër, “trenin e fundit” për Europën dhe me një tjetër rezultat negativ mund të ngelen përfundimisht jashtë dhe kjo do të ishte një tjetër dështim për skuadrën.

Trajneri Longo do të ketë dy mungesa të mëdha për këtë takim. Mbrojtësi, Edison Ndreca dhe mesfushoi, Pablo De Lucas janë të pezulluar me kartona dhe nuk do të kenë mundësi që të luajnë në përballjen direkt ndaj Vllaznisë.

Te Kukësi, tashmë duhet të mendojnë për zëvendësuesit e tyre dhe trajneri Longo ka edhe 3 ditë kohë në dispozicion për të zgjedhur 11-shen titullare./newsport/