Java e 29-të e Superiores mbyllet sot me ndeshjen Teuta-Vllaznia, një sfidë delikate e mbijetesës.

Durrsakët duan ta fitojnë me çdo kusht për të lënë vendin e parafundit, kurse shkodranët nuk duan të humbasin, për të mos komplikuar pozitat.

Në të tilla ndeshje, një rol vendimtar luan gjykimi, që duhet të jetë sa më korrekt.

Aq më tepër në futbollin shqiptar, ku gjykimi shpesh bëhet faktor dhe në radhët e shkodranëve ka frikë në lidhje me këtë fakt.

Por ata mund t’i qetësojë fakti se në stadiumin “Niko Dovana” do të gjykojë sot një treshe malteze.

Gjyqtarë maltezë arbitruan edge ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Pogradecit.

Arbitri i 4-t i kësaj ndeshjeje, Spiteri, pritet të jetë kryesor sot në Durrës, duke ndërruar vendin me kryesorin e djeshëm në kryeqytet, që sot të do të bëjë arbitrin e 4-t.

FSHF-ja ka një bashkëpunim me Federatën e Maltës në lidhje me sektorin e gjykimit dhe shpesh ka shkëmbim të arbitrave në kampionatet respektive./vipsport/