Te tre ata jane nder pikat me te rendesishme te Vllaznise aktuale. Gilman Lika, Renato Malota dhe Ndriçim Shtubina po mundohen te japin me te miren per skuadren shkodrane edhe kete sezon duke e ndihmuar qe te arrije disa rezultate pozitive.

Por te tre keta futbolliste sot kane nisur nje rrugetim te ri ne karrieren e tyre ne futboll, pikerisht ate te trajnimit.

Te tre ata sot kane nisur kursin per trajner qe Federata Shqiptare e Futbollit ka startuar ne qytetin e Shkodres. Dhe ne mes te rregjistruarve per te marre licensen Uefa B jane edhe Lika, Malota e Shtubina.

Vitet kalojne dhe padyshim qe ata kane filluar te mendojne per vazhdimesine duke mos dashur te largohen nga futbolli. Vazhdimesine e tyre ata duket se e shohim ne trajnim dhe ne fakt do kene se çfare t’u transmetojne brezave te futbollisteve te rinj.

Perveç kesaj tresheje, ne kurs eshte pare edhe ish- futbollisti i Vllaznise Antonio Marku i cili edhe ai ka vendosur te mendoje per trajnimin ne te ardhmen.

FSHF zgjodhi Shkodren kete here per te organizuar kete kurs nisur edhe nga interesimi i madh i trajnereve per te marre pjese ne te. Ai do te zgjase nje muaj dhe po zhvillohet ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”.

www.shkodrasport.com