Vllaznia do te niset paraditen e neserme drejt Frances, vend ku pas dy ditesh do te luajne ndeshjen e rradhes ndaj ekipit PSG, te vlefshme per fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League”.
Skuadra shkodrane i ka humbur dy ndeshjet e para, ndaj Realit 0-2 dhe ndaj Çelsit 0-8. Kuptohet qe edhe kete here e pret nje sfide shume e veshtire sepse francezet jane shume te forta, por vajzat kuqeblu do te mundohen te bejne me te miren ne fushen e lojes.
Per t’i motivuar edhe me shume ato, kane mneduar disa figura te njohura te jetes politike dhe biznesit te cilet i kane premtuar lojtares me te mire te ekipit shkodran, Megi Doçit, nje shperblim prej 3 mije eurosh nese do te shenoje gol diten e merkure ne porten e PSG.
Gjithçka ka ndodhur para dy ditesh ne ceremonine e prezantimit te sponsorit te ri te KFF Vllaznia, pikerisht kompanise “Rokit”. Te pranishem ne kete ceremoni kane qene edhe kryebashkiaku i Shkodres Bardh Spahia, perfaqesuesi i kompanise “Rokit” Endri Puka dhe presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi.
“Shkodra Sport” meson se ka qene ky i fundit i cili ne nje takim qe ka patur me Megi Doçin, i ka premtuar asaj nje shperblim prej 1 mije eurosh nese do te shenoje gol ne porten e Paris Saint Germain. Atij i eshte shtuar edhe Puka qe po ashtu ka premtuar 1 mije euro te tjera, nderkohe qe nuk ka mbetur me pas edhe kryebashkiaku Spahia qe ka shtuar edhe ai nje shperblim tjeter prej 1 mije eurosh.
Kjo do te thote se nese Doçi do te mundet ta dergoje topin ne rrjeten e portes franceze, perpos kenaqesise personale dhe asaj te ekipit, do t’i gezohet edhe shperblimit prej 3 mije eurosh qe do te perfundoje ne xhepin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/