Në vitin 2009, Cristiano Ronaldo bëri një nga transfertat më të rëndësishme të historisë së futbollist duke u transferuar te Real Madrid dhe pjesa tjetër është histori. Ai arriti jashtëzakonisht shumën nën drejtimin e Sër Alex Ferguson, por të gjithë ishin të vetëdijshëm se portugezi mund të bënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe ai hap ishte vetëm Real Madrid. Në 277 ndeshje me “Los Blancos” dhe 289 gola, një statistikë e rrallë në futbollin modern, Ronaldo shkroi historinë në “Bernabeu”, por duket se kohës së tij në kryeqytetin spanjoll i ka ardhur fundi…
Me Neymar, që është lakuar për një kalim te Real Madrid, janë të shumtë ata që kanë nisur të parashikojnë largimin e Ronaldo. Manchester United, për dashurinë e tifozëve, është gati ta mirëpresë rikthimin e “CR7”, por sipas shtypit anglez janë tre klube të tjera që kanë bërë ofertë zyrtare për portugezin. Chelsea, Paris SG dhe LA Galaxy janë takuar me menaxherin Jorge Mendes dhe i kanë parashtruar ofertat e tyre në momentin që Ronaldo do të vendosë të largohet nga “Bernabeu”. Çmimi i tij është rreth 150 milionë euro, pavarësisht se ka shënuar vetëm 4 gola në 12 ndeshje të luajtura në La Liga.