Stadiumi i ri i Egnatias po ecën me ritme të shpejta. Klubi përmes një video të postuar në rrjetet sociale ka treguar deri në çfarë faze kanë arritur punimet deri më tani.

Skuadra rrogozhinase do të luajë vitin tjetër në Kategorinë Superiore e për këtë arsye po ndërton stadiumin e ri në mënyrë që ndeshjet në shtëpi t’i luajë në impiantin e ri.

Ajo që bie në sy në video është se tribuna kryesore për tifozët është ndërtuar dhe duket se brenda pak kohësh do të jetë gati.

Objektivi i drejtuesve të klubit është që stadiumi të jetë gati në nisje të sezonit të ri. Kujtojme qe pjese e ketij ekipi, madje mbajti edhe shiritin e kapitenit, Ndriçim Shtubina.