Mançester Siti do të investojë në infrastrukturë dhe vetë klubi anglez ka bërë me dije detajet nga ndryshimet që do të pësojë stadiumi “Etihad”.
Në një kapacitet prej 53 mijë vendesh, me projektin e ri do të ketë një zgjerim të tribunës duke e çuar kapacitetin në 60 mijë vende. Gjithashtu, është menduar që para stadiumit të bëhet një shesh ku mund të grumbullohen tifozët.
Ky shesh i ri do të mbajë deri në 3 mijë tifozë dhe do të jetë totalisht i mbuluar.
Sakaq, në projektin e ri është ideuar edhe një hotel me 400 dhoma. Në total, investimi arrin në shumën e 300 milionë paundëve, ndërkohë që mendohet që të hapen edhe rreth 2600 vende pune.