Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një market në në rrugën “Demokracia”, Kamëz. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol marketit i cili është në pronësi të familjarit të Naim Qarrit, ish president i klubit të Kamzës.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
“Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.
Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lëndë plasëse.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”,njofton Policia./newsport/