Vllaznia ia doli të triumfojë 0-1 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për Superligën. Autori i golit ishte Hoxhaj, në minutën e 92-të. Nje fitore me shume vlere e kuqebluve qe rikthehen serish ne vendin e pare ne renditje.
Nje rikthim i tyre pikerisht pas disa momenteve te veshtira qe ato kaluan dhe kur te gjithe po flisnin per probleme ne rradhet e tyre, per largim trajneri, gjoba etj.
Pas ndeshjes lojtari i shkodranëve, Mevlan Adili ka ironizuar kritikët, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Evlopa, Evlopa. Plobleme, Plobleme. Tap Hoxhaj Ardit dhe e lshut bajrakin. I drejti zhytet po kurr nuk mbytet” – shkruajti ai.
Vllaznia është e para në rënditje me 45 pikë, një më shumë sesa Laçi. Ndeshja e ardhshme është ndaj Partizanit, pas ndeshjeve të Kombëtareve.