Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Artan Dama është mposhtur ditën e sotme nga Kosova me rezultatin 0-1 në takimin e vlefshëm për UEFA Develompment Tournament!.
Shqipëria U-15 duhej të fitonte për të siguruar vendin e parë, ndërkohë që Kosova luante për dy rezultate. Loja fillon me të dy skuadrat që janë të kujdeshme dhe synojnë të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarëve. Kuqezinjtë e vegjël përtej një epërsie të vogël nuk arrijnë të ndryshojnë rezultatin dhe mbyllet 0 me 0.
Pjesa e dytë fillon me një Shqipëri më këmbëngulëse dhe një Kosovë që kërkon të menaxhojë rezultatin. Në minutën e 54-të, Krasniqi shënon për Kosovën duke përfituar nga një shpërqendrim në mbrojtje. Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe përfundon 1-0 me Kosovën që janë dhe fituesit e turneut.
Duhet thene se portene kombetares tone edhe ne kete ndeshje e ka mbrojtur shkodrani Tomas Kiri.
FORMACIONET:
Shqipëri: Kiri, Gjergji, Kosnallari, Çela, Shtraza, Hysa, Vishaj, Tresa, Syla, Xhixha, Salo.
Kosovë: Xhoka, Halimi, Rudari, Bllaca, Avdullahu, Zeka, Jashari, Krasniqi, Shahini, Hashani, Ramushi.