Tottenham mori një fitore me përmbysje 2-1 ditën e djeshme përballë Brighton. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, por Tottenham arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, falë golave të Harry Kane dhe Dele Alli.
Kjo ndeshje tregoi dhe njëherë tjetër se Jose Mourinho është një ndër trajnerët më të mirë në botë.
Për më tepër, strategu portugez ka vendosur një tjetër rekord në Premier League, sa i takon ndeshjeve në ‘Boxing Day’ (dita pas Krishtlindjeve).
Jose Mourinho nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet që ka drejtuar në Boxing Day’ në Premier League.
Strategu portugez ka marrë 6 fitore dhe 2 barazim në këto sfida, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në ditën pas Krishtlindjeve./abcnews/