Armand Duka u zgjodh paraditen e sotme anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së në Kongresin e mbajtur në Romë. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kreu i FSHF-së ka falënderuar kolegët e federatave anëtare për besimin, teksa e ka quajtur këtë post si fitore të madhe për futbollin shqiptar.

POSTIMI I DUKËS:

Të dashur miq,

Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim. Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar. Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj futbollin shqiptar në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s.